Barcelona e papërmbajtshme ndaj Sevillës 

Futboll

Barcelona e papërmbajtshme ndaj Sevillës 

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 22:59
Barcelona

Barcelona shkëlqeu me lojë e rezultat 5:1 ndaj Sevillës, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Spanjës. 

Një fitore bindëse në prag të derbit të madh me Realin, që luhet të shtunën e ardhshme (21.00). 

Barcelona dominoi takimin dhe si fryt i kësaj edhe fitorja është me rezultat bindës.

Për Barcelonën shënuan Lewandowski (24' e 39'), Pedri (28'), Torre (82'e 88’) dhe për Sevillën realizoi Idumbos (87').

Barcelona kryeson me 27 pikë e ka tre më shumë se Real Madridi dhe Sevilla renditet në pozitën e 13-të me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat