Mbrojtësi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës me skuadrën italiane

Futboll

Mbrojtësi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës me skuadrën italiane

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 23:30
Kristian Shiba feston me shokë

Mbrojtësi shqiptar, Kristian Shiba, po kalon një monent të mirë me skuadrën e Tarantos në Serinë C italiane.

23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Krotones, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-1. 

Shiba i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 48-të, teksa skuadra vendase arriti të përmbyste rezultatin në minutat 59 dhe 80. 

Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshje për Shibën te Taranto. Edhe pse një mbrojtës, shqiptari duket se po krijon raporte të mira edhe me golin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat