Inzaghi pas fitores ndaj Romës: Luajtëm mirë

Futboll

Inzaghi pas fitores ndaj Romës: Luajtëm mirë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:21
Simone Inzgahi

Trajneri i Interit, Simone Inzgahi, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Romës.

Kampionët në fuqi të Italisë, mundën Romën (0-1), të dielën në kuadër të Serie A.

Strategu italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij fitojë  ndeshjen në një fushë të vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e luftuar. Ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Inzaghi.

“Kishim vështirësi me lëndimet, por djemtë bënë një ndeshje  shumë të mirë, të gjithë lojtarët bën një ndeshje të mirë, sepse ndryshe nuk mund të fitosh në Romë”, ka theksuar Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat