​FFK shpall “Yllin e javës” për xhiron nëntë

Futboll

​FFK shpall “Yllin e javës” për xhiron nëntë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 11:16
​FFK shpall “Yllin e javës” për xhiron nëntë

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e nëntë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ferizaj, Edon Sadriu.

Sadriu për 84 minuta ishte lojtari më i dobishëm i skuadrës së tij. Ai shënoi golin që zhbllokoi rezultatin në Gjilan për fitoren e rëndësishme të FC Ferizaj kundër SC Gjilani (1:2).

Pasi mori këtë çmim, Edoni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ndeshja me Gjilanin ka qenë shumë e mirë fal stafit të trajnerëve, të cilët e kanë analizuar shumë mirë lojën e kundërshtarit.

Gjatë javës, gjithçka që kemi punuar e kemi paraqitur në fushë ndaj një skuadre të mirë si Gjilani. Atmosfera në klub është shumë e mirë, ndonëse para disa javësh nuk ka qenë gjithmonë pozitive, pasi na mungonin rezultatet. Por unë, si kapiten, së bashku me stafin e trajnerëve, kemi mbajtur ekipin të bashkuar dhe kemi arritur të kalojmë këtë krizë duke siguruar dy fitore radhazi. Shpresoj të vazhdojmë kështu. I falënderoj bashkëlojtarët për këtë çmim dhe besoj se çdo lojtar i FC Ferizaj do të ishte meritor për të fituar këtë çmim.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat