Ankohet presidenti i Llapit: U dëmtuam në dy ndeshje, na humbën 6 pikë

Futboll

Ankohet presidenti i Llapit: U dëmtuam në dy ndeshje, na humbën 6 pikë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 12:34
Presidenti i Llapit, Beqir Batatina

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina konsideron se klubi i tij është dëmtuar në këtë fillim sezoni në Superligë.

Kreu i klubit llapjan ankohet se ekipi është dëmtuar në dy ndeshje nga gjyqtarët, me ç’rast i ka humbur 6 pikë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Batatina i ka përmendur ndeshjet me Prishtinën dhe me Dukagjinin, në të cilat mendon se llapjanët u dëmtuan. Ai si president i klubit kërkon drejtësi, në të kundërtën “kërcënon” se nuk ia vlen të investohet më.

"Si President dua të di: a ka dikush inate personale ndaj Llapit? A po ju dhemb sepse trajneri i Llapit ka arritur të ndërtojë një organizim dhe një projekt madhor, ndoshta më i mirë se sa në kombëtare? Pse duhet të dëmtoni ekipin, trajnerin dhe stafin? Jam i shqetësuar nga mungesa e drejtësisë ndaj skuadrës ku unë jam President”, shkroi Batatina

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kreut të KF Llapit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat