U rikthye nga dëmtimi, Gavi: Jam i lumtur, e kam ëndërruar këtë moment

Futboll

U rikthye nga dëmtimi, Gavi: Jam i lumtur, e kam ëndërruar këtë moment

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 19:18
Gavi

Pas shumë muajsh mungesë, Gavi u rikthye në fushë me Barcelonën. Pas ndeshjes ndaj Sevillias, mesfushori i katalanasve u shpreh tejet i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer me ekipin.

Unë kam ëndërruar për këtë moment për shumë muaj dhe u jam mirënjohës të gjithëve sepse ata e kanë bërë shumë më të lehtë për mua.

Ndihem shumë me fat që jam rikuperuar. Kur sheh të gjithë tifozët dhe shokët e skuadrës të cilët të vlerësojnë aq shumë, ndihesh shumë me fat”, ka thënë Gavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat