Ancelotti i sinqertë: Nuk jemi në formë, Reali do të përmirësohet

Futboll

Ancelotti i sinqertë: Nuk jemi në formë, Reali do të përmirësohet

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 19:23
Tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti

Tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Dortmundit në Champions. Ancelotti, pranoi mbi të gjitha, se skuadra nuk është në formë.

“Nuk jemi në 100%, sigurisht. Kemi pasur disa rezultate të mirë, por duhet të përmirësohemi akoma në lojën e përgjithshme, mbrojtje dhe sulm. Do e bëjmë gradualisht.

Kemi probleme me mbajtjen e topit dhe kontrollin e lojës sepse nuk kemi lojtarë me karakteristika për të luajtur në zona të ngushta.

Jemi të fokusuar për të mbrojtur më mirë, që është çelësi këtë sezon. Bëmë mirë sezonin e kaluar dhe skuadra është më pak solide tani. Po punojmë për ta bërë më solide” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat