Leverkusen përgatitet për ikjen e Alonsos, dy emra në listën e kampionëve të Gjermanisë

Futboll

Leverkusen përgatitet për ikjen e Alonsos, dy emra në listën e kampionëve të Gjermanisë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 20:13
Leverkusen

Këtë verë, Bayer Leverkusen arriti të mbajë Xabi Alonson në stol, pavarësisht presionit të madh të ushtruar nga klubet e mëdha. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ky sezon mund të jetë i  fundit për trajnerin bask në krye të kampionëve të Gjermanisë.

Kontrata e Alonso është ende e vlefshme deri në vitin 2026, por drejtuesit e Leverkusen e dijnë mirë se “timonieri” mund të largohet.

Drejtuesit pëlqejnë trajnerin e Stuttgartit, Sebastian Hoeness. Në listën e alternativave është edhe Sandro Wagner, zëvendës-trajneri i Gjermanisë.

Hoennes ka kontratë me Stuttgart deri në vitin 2027, ndërsa Wagner ka marrëveshje me Federatën deri pas Botërorit 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat