Emery e vlerëson Bologna, por thotë se Villa do të jetë mes të mëdhenjve

Futboll

Emery e vlerëson Bologna, por thotë se Villa do të jetë mes të mëdhenjve

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 06:11
Emery

Trajneri i Aston Villës, Unai Emery, e ka vlerësuar ekipin e Bolognës për suksesin në futbollin italian.

Ndeshja mes Aston Villa dhe Bologna zhvillohet të martën në kuadër të Champions League. 

"Bologna ka qenë e suksesshme vitin e fundit dhe ka një histori të madhe në Itali", ka thënë  Emery. "Ata luajtën shkëlqyeshëm me Thiago Motta dhe tani kanë një trajner që ka bërë dy finalet e fundit të Conference League". 

Gjithashtu Emery ka shprehur besim te ekipi i tij, duke theksuar rëndësinë e konkurrencës në të dyja frontet: "Besojmë se mund të konkurrojmë. Nuk e di deri ku do të arrijmë, por për momentin jemi në një pozicion të mirë si në Champions ashtu edhe në Premier League. Ne duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme, dhe ky është mesazhi që po u dërgoj lojtarëve", ka thënë strategu spanjoll. 

Ai ka theksuar se ekipi ka ambicie të mëdha dhe nuk është aty vetëm për të marrë pjesë: "Champions League ishte një ëndërr, por tani nuk jemi këtu vetëm për të luajtur. Duam të jemi atje për të konkurruar dhe të konfirmohemi mes të mëdhenjve për një kohë të gjatë", ka thënë Emery. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat