Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve

Futboll

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së tretë dhe do të jetë një natë interesante me derbi.

Do të luhet sërish në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, ndërsa përpos ditës së sotme edhe dita e nesërme (e mërkurë) do të jetë një maratonë ndeshjesh.

Në program janë nëntë ndeshje për t’u zhvilluar ditën e sotme.

Me fillim nga ora 18:45 Milani pret Club Bruggen në ‘San Siro’, teksa takimi tjetër që do të zhvillohet në të njëjtin orar është ai mes Monacos dhe Crvena Zvezdës.

Sa i përket ndeshjeve që do të nisin me fillim nga ora 21:00, spikat përballja mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, një ripërsëritje e finales së sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve

‘Los Blancos’ do synojnë ta lënë prapa krahëve humbjen e hidhur që pësuan ndaj Lille në raundin e dytë, teksa Borussia Dortmundi për ta vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ku pas dy xhirove kanë grumbulluar gjashtë pikë.

Duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai mes Juventusit dhe Stuttgartit që do të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’. Gjiganti italian do të synojë ta vazhdojë serinë perfekte të rezultateve në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve, teksa gjermanët e Stuttgartit do të kërkojnë fitoren e parë pas humbjes ndaj Real Madridit dhe barazimit në shtëpi ndaj Sparta Prahës.

Nga ora 21:00 do të luajnë edhe Arsenal-Shakhtar Donetsk si dhe PSG-PSV ku ‘Topçinjtë’ dhe parisienët llogariten favoritë absolut në letër.

Ndeshjet që do të zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve:

18:45 Milan – Club Brugge

18:45 Monaco – Crvena Zvezda

21:00 Arsenal – Shakhtar

21:00 Aston Villa – Bologna

21:00 Girona – Slovan Bratislava

21:00 Juventus – Stuttgart

21:00 PSG – PSV

21:00 Real Madrid – Borussia Dortmund

21:00 Sturm – Sporting

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat