Tirana ka hedhur prapa krahëve barazimin me Dinamon dhe fokusin e ka kthyer te dueli me Laçin.
Takim ky që do të luhet ditën e premte në orën 17:00, që është i vlefshëm për javën e 10-të të Superiores.
Por para kësaj sfide Bledi Shkëmbi është me “dhimbje koke”, pasi Ian Soler la fushën i dëmtuar në derbi ndaj Dinamos. Ende nuk dihet gjëndja e tij dhe kjo mban pezull kryeqytetasit.
Lojtari rrezikon duelin me kurbinasit dhe mbetet të shihet gjendja e tij në ditët e ardhshme.
Kujtojmë se te Tirana në “luftë” me kohën është edhe Florjan Përgjoni, me mbrojtësin që vazhdon rikuperimin.