Partizani në Shkodër për “hakmarrje”

Futboll

Partizani në Shkodër për “hakmarrje”

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:31
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia – Partizani është supersfida e avës së 10-të të Superiores që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:30. Kjo përballje do të luhet në “Loro Boriçi” dhe që merr vëmendjen kryesore të tifozëve.

“Demat” vijnë në këtë përballje si lider të Superiores, me shkodranët që i ndjekin me 2 pikë. Si Vllaznia edhe Partizani synojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe sfida mes tyre konsiderohet si një duel direkt për kreun e kampionatit.

“Të kuqtë” në Shkodër nuk do ta kenë aspak të lehtë. Jo vetëm që luajnë në një transfertë të vështirë, por kanë përballë edhe Thomas Brdaric. Ky i fundit pa frikë mund të quhet si “tersi” i Partizanit, pasi “Demat” nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjëherë përballë tij.

Në 4 takimet e zhvilluara mes tyre në të kaluarën, Thomas Brdaric ka arritur të marrë 4 fitore dhe po kaq barazime. Në këtë mënyrë ekipi i Aleksander Veselinovic në Shkodër do të luajë “all-in” për të thyer “tabunë” me Thomas Brdaric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat