Gjyqtari Florjan Lata mungon në javën e ardhshme të Superiores

Futboll

Gjyqtari Florjan Lata mungon në javën e ardhshme të Superiores

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:32
Gjyqtarët

Arbitri Florjan Lata ishte një nga më të përfolurit në javën e fundit të Superiores, pra atë të 9-tën.

u bë protagonist në ndeshjen Elbasani – Partizani me verdhblutë që kishin polemikat e tyre.

Megjithatë, Lata së bashku me asistentin e tij, Gerald Cenollin që po ashtu ishte në grupin e arbitrave të Elbasani – Partizani, do të gjykojnë në kualifikueset Europianit U17.

Pra, javën e ardhshme, Lata dhe Cenolli do të mungojnë në Superiore.

Duke filluar nga 24 tetori deri më 30 tetor, dy arbitrat shqiptarë do të jenë në Maltë pikërisht për këto kualifikuese të Grupit 1, ku marrin pjesë Anglia, Letonia, Malta dhe Suedia.

Dyshja shqiptare do të jenë pjesë e grupit të gjyqtarëve në ndeshjen Angli – Maltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat