Feliks Zvajer është zgjedhur për të vënë drejtësi në takimin mes Milanit dhe Bryzhit.
Për të do të jetë hera e parë që arbitron ekipet që do të zbresin në “San Siro” sot në 18:45.
Në vitin 2020, Juventusi i Sarrit u eliminua në 1/8-at e Championsit pasi Zvajer për Lionin akordoi një penallti (Çesari e përcaktoi paraqitjen e arbitrit si të turpshme).
Sezonin e kaluar, në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Brajtonit dhe Romës, në pjesën e parë anuloi një gol të rregullt të Azmunit. Sa i përket Bryzhit, edhe kjo skuadër nuk është kryqëzuar kurrë me Feliks Zvajerin.