Lojtari shqiptar mes më të mirëve

Futboll

Lojtari shqiptar mes më të mirëve

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:40
Rey Man

Manaj mes më të mirëve në Turqi, sulmuesi kuqezi zgjidhet në formacionin e javës!

Rey Manaj është padiskutim lideri i skuadrës së Sivasporit në elitën e futbollit turk. Sulmuesi shqiptar ka rezultuar vendimtar me golat e tij, duke i dhënë skuadrës pikë shumë të çmuara.

Manaj u rikthye në fushë pas një dëmtimi në fundjavë dhe shënoi 2 gola në suksesin 3-2 të skuadrës së tij përballë Hatayspor.

Faqja e specializuar Sofascore e ka përzgjedhur sulmuesin shqiptar në formacionin e javës së 9-të të Superligës ture, duke e vlerësuar me notën 8.4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat