Presion

Futboll

Presion

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:42
Hënes

 Nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë për Shtutgartin ajo e mbrëmjes së sotme ndaj Juventusit, por trajneri i gjermanëve nuk ka në plan t’i dorëzohet “Zonjës”.

“Liga e Kampioneve ka shumë presion, por unë nuk e ndjej.

Kundër Realit në bëmë lojën tonë, por ishte shumë e vështirë. Nëse ka mundësi për të marrë pikë, do ta bëjmë me të gjitha forcat”, shprehet fillimisht Hënes që më pas komenton Juven.

“Jam shumë i impresionuar nga Juvja dhe paraqitjet që kanë bërë.

Nuk kanë shumë pika të dobëta, por nëse mendoj një është produktiviteti në fazën ofensive. Ne kemi nevojë për kurajë dhe të jemi të bindur në atë që bëjmë.

Duam të sulmojmë dhe t’i bëjmë presion. Kështu mund t’i vendosim në vështirësi”, tha ndër të tjera trajneri i Shtutgartit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat