Tifozët janë më se të pakënaqur

Futboll

Tifozët janë më se të pakënaqur

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:01
Pamje

Gjiganti spanjoll Valencia nuk e justifikon atë epitet. Të hënën mbrëma, ata humbën në shtëpi nga Las Palmas 2:3 dhe janë në vendin e fundit, të 20-të në renditjen e La Ligës.

Krahas rezultateve katastrofike, skuadra përballet edhe me probleme për ndërtimin e stadiumit dhe gjendja financiare nuk është e mirë, pronari i klubit, biznesmeni aziatik Peter Lim po e çon në humnerë.

Tifozët janë më se të pakënaqur me gjithçka që ndodh brenda dhe rreth klubit dhe vendosën ta tregojnë.

Para, gjatë dhe pas ndeshjes kundër Las Palmas, ata shkaktuan kaos të vërtetë rreth stadiumit, u mblodhën para stadiumit “Mestalja” për të dënuar “tiraninë e pronarit”, dhe më pas u përplasën me policinë në parkingun e klubit, ku i vunë flakën çdo gjëje që kishin përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat