Mund të pretendojë gjithçka këtë sezon

Futboll

Mund të pretendojë gjithçka këtë sezon

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:02
Arne Slot

Vetëm Pep Guardiola i ka fituar 10 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet në më pak ndeshje sesa Arne Slot, i cili i ka fituar këto ndeshje në vetëm 11 takime: e vetmja humbje që rëndon mbi skuadrën e tij këtë sezon është ajo ndaj Notingem Forestit në “Anfield” 1-0.

Të tjerat janë të gjitha fitore. 21 pikë në kampionat në 8 javë, 15 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Këto janë shifra që lundron një skuadër e cila mund të pretendojë gjithçka këtë sezon.

Ndërsa Guardiola i fitoi të 10-ta ndeshjet e tij të para në stolin e Mançester Sitit.

“Jemi në rrugën e duhur. Fituam një ndeshje kundër një rivali të vështirë siç është Çellsi.

në situatën më të mirë të mundshme, por kemi ende shumë rrugë përpara. Nuk mund të flasim në këtë moment për trofe”, tha trajneri holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat