Objektivat

Futboll

Objektivat

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:19
Matia Perin

Juventusi po kalon një moment të mirë në Ligën e Kampioneve, sidomos pas fitores së fundit ndaj Lajpcigut ku u detyrua të luante me 10 lojtarë.

Këtë herë kundërshtari i radhës është Shtutgarti dhe këtë sfidë e ka komentuar edhe Matia Perin i cili do të jetë titullar. “Ka shumë entuziazëm në skuadër, si gjithmonë.

Ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë stimujt të rinj. Ka energji dhe pasion. Po kërkojmë të krijojmë një filozofi të re dhe unë do ndihmoj me eksperiencën time”.

OBJEKTIVAT- “Deri ku mund të arrijë Juventusi mund ta zbulojmë vetëm duke e jetuar.

Më pëlqen shumë që të jetoj me të tashmen sepse vetëm kështu mund ta shijosh atë që je duke arritur. Për momentin mendja jonë është vetëm te Shtutgarti.

Është një skuadër e ndërtuar me një filozofi të ngjashme si tona dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat