Dy supergola në 6 minutat e para

Futboll

Dy supergola në 6 minutat e para

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:24
Jasir Asani

Jasir Asani ka shënuar dy supergola në gjashtë minutat e para të ndeshjes mes Guangju dhe Johor.

Një takim ky i vlefshëm për raundin e tretë në Champions-in e Azisë. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe festimi me shqiponjë nga sulmuesi i Kombëtares.

Fillimisht ishte minuta e tretë, kur Asani lëshoi një “perlë” me të majtën e tij. Më pas tri minuta më vonë, detyroi kundërshtarin të gabonte dhe i vetëm përballë portierit nuk mund të gabonte.

Dhe pse është vetëm raundi i tretë, Asani ndodhet në kuotën e gjashtë golave tashmë. Asani është “ringjallur” te Guangju pas Europianit të luajtur me Shqipërinë, ndërsa po ia del të bëjë dhe Ronaldon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat