Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin e gazetarit Furkan Saliu shprehi gatishmërinë e qeverisë që sa më parë të ndërtojë një stadium me kushte optimale për Shkëndinë e Haraçinës.
“I kam taku kemi bashkëbisedu, i kam uruar për punën volluntere me shumë elan.
Aty ka një mosmarrëveshje mes kryetarit të degës dhe kryetarit të komunës.
Po mendojmë të bëjmë një zgjedhje alternative, jam në bisedim e sipër edhe me kryetarin e Gazi Babës, ku besoj se do të gjejmë zgjidhje në fillim si teren, e pastaj me qeverinë të ndërtojmë një stadium me kushte optimale”, deklaroi Mexhiti.