Portieri i Besës flet pas fitores së rëndësishme ndaj Vardarit

Futboll

Portieri i Besës flet pas fitores së rëndësishme ndaj Vardarit

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:28
Zahov

Besa dje fitoi 2-1 në “shtëpi” ndaj Vardarit në kuadër të javës së 9-të në ligën e parë.

Ky duel solli një luftë të ashpër për pikët e plota, por ato i morën dobërdollasit në fund.

Portieri Zahov ka thënë rezultatet pozitive në ndeshjet e fundit do të rrisin besimin në skuadër.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë kundër KF Vardar dhe do të vendosnin lëvizjet individuale. Kishim disa mundësi konkrete dhe për fat i shfrytëzuam më shumë se ata”, shprehet Zahov.

Ai foli edhe për pritjet në ndeshjen e së mërkurës ndaj Brerës në Strumicë, në kuadrin e 1/8-së së finales së kupës.

“Ekipi i Brerës ka një ekip të mirë dhe individë të shkëlqyer.

Për të dalë nga Strumica me një fitore, do të duhet të luajmë një ndeshje cilësore dhe të jemi shumë të përqendruar, sidomos në fazën e mbrojtjes.

Shpresoj që rezultatet pozitive në ndeshjet e fundit do të rrisin besimin tonë për gjithçka që na pret”, përfundoi Zahov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat