Bashkimi e vetmja skuadër që nuk njeh humbje

Futboll

Bashkimi e vetmja skuadër që nuk njeh humbje

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:29
Bashkimi

Liga e Tretë-Jug në Mmaqedoni ka luajtur shtatë javët e para të sezonit.

Dhe, deri tani në këtë ligë, është vetëm një skuadër që nuk njeh humbje. Bëhet fjalë për Bashkimin e Jabollcishtit.

Bashkimi mori fitoren e tretë ndaj Vllaznimit Junior në Prilep me rezultat 1-4, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve, në vendin e tretë në renditje.

Nga dy gola për skuadrën e Bashkimit I shënuan: Zani Akhmedov dhe Lavdrim Lazami.
Pavarësisht rezultateve, te Bashkimi ka ardhur nga ndeshja në ndeshje në rritje dhe priten fitore të tjera në vazhdim.

Në javën e ardhshme Bashkimi do të presë skuadrën e Drenovës.
Liga e tretë – Jug numëron 13 skuadra, pasi Marena është tërhequr nga liga. Lider është Golemo Konjari me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat