Aventura e trajnerit Roberto Mancini në krye të Arabisë Saudite tani duket se ka ardhur në fundin e saj.
Rezultatet nuk po vijnë dhe për shkak të polemikave të ndryshme, trajneri italian po diskuton kushtet e mbylljes së parakohshme të kontratës së tij.
Sipas asaj që raportohet nga “Il Corriere della Sera”, objektivi i parë për ta zëvendësuar Mancio është Zinedine Zidane. Francezi është aktualisht pa ekip pas përvojës së tij të fundit në drejtimin e Real Madrid, ku u largua në vitin 2021.
Vitet e fundit emri i Zizu është lidhur me ekipe si Bayern Munich, Paris Saint Germain dhe Manchester United, por ai vijon të jetë pushim.
Nëse Zidane refuzon, alternativa e dytë është rikthimi i Hervé Renard, ish-trajneri i Arabisë në Botërorin e fundit.