Zinedine Zidane drejt Arabisë Saudite

Futboll

Zinedine Zidane drejt Arabisë Saudite

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:36
Zinedine Zidane

Aventura e trajnerit Roberto Mancini në krye të Arabisë Saudite tani duket se ka ardhur në fundin e saj.

Rezultatet nuk po vijnë dhe për shkak të polemikave të ndryshme, trajneri italian po diskuton kushtet e mbylljes së parakohshme të kontratës së tij.

Sipas asaj që raportohet nga “Il Corriere della Sera”, objektivi i parë për ta zëvendësuar Mancio është Zinedine Zidane. Francezi është aktualisht pa ekip pas përvojës së tij të fundit në drejtimin e Real Madrid, ku u largua në vitin 2021.

Vitet e fundit emri i Zizu është lidhur me ekipe si Bayern Munich, Paris Saint Germain dhe Manchester United, por ai vijon të jetë pushim.

Nëse Zidane refuzon, alternativa  e dytë është rikthimi i Hervé Renard, ish-trajneri i Arabisë në Botërorin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat