Besa lëshon kreun, Flamurtari e Vora liderët e rinj

Futboll

Besa lëshon kreun, Flamurtari e Vora liderët e rinj

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:26
Tabela

Kategoria e Parë ditën e djeshme ka mbylur javën e 8-të të saj. Rezultate të rëndësishme janë siguruar nga skuadrat, ndërsa në fund të kësaj jave kemi edhe ndryshime në klasifikim.

Kështu barazimi me Erzenin i ka “ksuhtuar” shumë Besës së Mirel Josës. Kavajasit pas 8 javësh lëshojnë kreun e renditjes dhe tashmë Flamurtari dhe Vora janë liderët e rinj. Vlonjatët dhe vorakët kryesojnë me 21 pikë, 1 më shumë se kavajasit e Josës.

Ndërkohë edhe Kastrioti ngjitet në klasifikim pas fitores me Kukësin. Krutanët ndodhen në vendin e 4-të me 13 pikë, teksa me 1 pikë më pak ndje Burreli që u ndal në barazim me Apoloninë.

Me nga 9 pikë ndodhen Lushnja, Pogradeci dhe Kukësi, ndërsa ame 1 pikë më pak ndodhet Korabi që triumfoi ndaj Valbonës dhe rigjen fitoren pas 3 humbjesh në kampionat. Renditja vazhdon me Apoloninë me 6 pikë, Valbonën me 5 dhe Erzeni mbyll tabelën e klasifikimit me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat