Një karton larg rekordit më të keq

Futboll

Një karton larg rekordit më të keq

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:52
Pamje nga një ndeshje

Gjasat e Arsenalit për të ngritur titullin e Premier League këtë sezon kanë marrë një goditje për shkak të rekordit të tyre disiplinor. “Topçinjtë” u mundën 2-0 jashtë ndaj Bornmëthit të shtunën, me momentin e ndryshimit të lojës që erdhi në minutën e 30-të, pasi Uilliam Salibës iu tregua një i kuq direkt pas ndërhyrjes së tij nga VAR.

Ky karton e dërgoi në tre të kuqë në tetë ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, pas atyre të Deklan Rajsit dhe Leandro Trosardit kundër Brajtonit në gusht dhe Mançester Sitit në shtator respektivisht. Ky ishte kartoni i 18-të i kuq i Arsenalit në Premier Ligë që kur Mikel Arteta mori drejtimin më 26 dhjetor 2019, gjashtë më shumë se çdo skuadër tjetër.

Nëse ata marrin një tjetër të kuq këtë sezon, do të jetë kartoni i kuq i 108-të i Arsenalit në epokën e Premier Ligës, një rekord i përbashkët së bashku me Evertonin. Dhe kjo mund të shënojë fundin për shpresat e tyre për të rrëzuar Mançester Sitin nga pozicioni i tyre dhe për të fituar një titull të parë të ligës angleze që nga “Të Pathyeshmit” e 2004-ës. Shifrat nuk gënjejnë. Duhet thënë se është shumë e rrallë që një skuadër e Premier Ligës të kalojë një sezon të tërë të kampionatit pa pasur një lojtar të përjashtuar.

Vetëm tre skuadra e kanë arritur atë, Mançester Junajtid në 1992/93 dhe Çelsi në 2004/ 05 dhe 2016/17. Nga 32 sezone në epokën e Premier Ligës, 17 fitues të titullit kanë arritur të shmangin marrjen e tre të kuqve ose më shumë. Deri në sezonin 2011/12, nga 20 fituesit e kampionatit, 13 prej tyre iu treguan tre ose më shumë kartonë të kuq. Ekipi kampion me më shumë të kuqë (6) ishte në 2001/02, pikërisht Arsenali i Arsen Vengerit, i cili kishte nevojë për një sulm të vonë me 13 fitore radhazi për t’i rrëmbyer titullin Mançesterit të Sër Aleks Fergusonit.

Në tre titujt e Arsenalit në Premier Ligë që nga sezoni 1992/93, ata kanë marrë tre kartonë të kuq ose më shumë, dhe vetëm një herë kanë fituar ligën me më shumë se tre, në 2002. Por që nga sezoni 2012/13, vetëm dy skuadra kanë marrë tre ose më shumë kartonë të kuq dhe janë shpallur kampione në fund: katër kartonët e Çelsit në 2014/15 dhe Lestërit që iu treguan tre në 2015/16. Midis 2016 dhe 2024, asnjë fitues nuk ka marrë më shumë se dy.

Në gjashtë sezonet e tyre fituese të titujve gjatë shtatë viteve të fundit, Siti i Pepit ka fituar vetëm nëntë kartonë të kuq. Dështimi i tyre i vetëm erdhi në sezonin 2019/20, kur ata morën katër të kuqë ndërsa humbën garën ndaj Liverpulit, i cili mori vetëm një. Në epokën moderne të futbollit të Premier Ligës, disiplina e mirë zakonisht çon në lavdi – diçka që Arteta duhet ta sfidojë në 30 ndeshjet e mbetura të ligës këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat