I merret pasaporta diplomatike kreut të FFM-së Muhamed Sejdinit

Futboll

I merret pasaporta diplomatike kreut të FFM-së Muhamed Sejdinit

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:37
Muhamed Sejdini

I merret pasaporta diplomatike kreut të FFM-së Muhamed Sejdinit!

Ministria e Jashtme ka njoftuar marrjen e pasaportës diplomatike të kreut të Federatës së Futbollit në Maqedoni, Muhamed Sejdini.

Dikasteri i jashtëm nuk ka dhënë informacione të hollësishme mbi arsyet e tërheqjes së pasaportës diplomatike, por kanë njoftuar se nga formimi i Qeverisë më 24 qershor e deri tani janë tërhequr gjithsej 230 pasaporta diplomatike të dhënë në rrugë zyrtare apo edhe me te drejtë diskredicionale të ministrit.

Jo zyrtarisht, Sejdimit pasaporta diplomatike i është marrë pas skandaleve që dolën në opinion lidhur me veprimet e tij në FFM dhe dyshimet për keqpërdorime të shumta me buxhetin e federatës dhe fondet e FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat