Lirim Qamili e Sefer Emini, rreshtohen në ekipin e javës së 12-të në Danimarkë

Futboll

Lirim Qamili e Sefer Emini, rreshtohen në ekipin e javës së 12-të në Danimarkë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:39
Formacionet

Lirim Qamili dhe Sefer Emini ishin protagonistët kryesor në fitoren e Sonderjiskes me rezultat 3-1 ndaj Mitijlandit, në kuadër të javës së 12 të kampionatit të futbollit në Danimarkë.

Paraqitja e tyre u vlerësua me notat e larta nga faqet e specializuara për statistika, ndërsa tani, që të dy futbollistët shqiptarë janë rreshtuar në formacionin e javës së 12-të.

Kujtojmë se Lirim Qamili realizoi dy gola në këtë takim, fillimisht në minutën e 41-të, ndërsa formën e tij të shkëlqyer e mbylli me golin e dytë, kur në minutën e 51-të dyfishoi epërsinë për ekipin e tij. Ndërkohë Sefer Emini asistoi për golin e tretë, duke vulosur fitoren e Sonderjiske-s.

Lirim Qamili u vlerësua me notën 8.9 nga SofaScore, duke qenë lojtari më i mirë në fushë, ndërsa Emini u vlerësua menjëherë pas tij me notën 7.7, duke qenë ndër më të mirët në këtë fitore të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat