PSG do të luajë në mbrëmje ndaj PSV në Ligën e Kampionëve, një ndeshje delikate për kampionët e Francës.
“Jam i kënaqur me atë që kam parë që nga fillimi i sezonit.
Sot është e vështirë të vlerësosh nivelin, pasi shumë gjëra ndryshojnë nga ndeshjet në shtëpi në ato jashtë. PSV është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë, pasi po dominojnë kampionatin e tyre me shifra të pabesueshme dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, u shpreh më tej trajneri spanjoll.
“Jemi në formë dhe i kam të gjithë lojtarët në dispozicion. Të gjithë mund të luajnë si titullarë. Hakimi?
Mendoj se sot është përmirësuar në mbrojtje, është më efektiv, por gjithmonë ka qenë lojtar i nivelit më të lartë e shoh atë si më të pjekur”, tha Luis Enrique.