Enrique: Formati më konkurrues, tani duhen më shumë pike për kualifikim

Futboll

Enrique: Formati më konkurrues, tani duhen më shumë pike për kualifikim

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:41
Enriuqe 

PSG do të luajë në mbrëmje ndaj PSV në Ligën e Kampionëve, një ndeshje delikate për kampionët e Francës.

“Jam i kënaqur me atë që kam parë që nga fillimi i sezonit.

Sot është e vështirë të vlerësosh nivelin, pasi shumë gjëra ndryshojnë nga ndeshjet në shtëpi në ato jashtë. PSV është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë, pasi po dominojnë kampionatin e tyre me shifra të pabesueshme dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, u shpreh më tej trajneri spanjoll.

“Jemi në formë dhe i kam të gjithë lojtarët në dispozicion. Të gjithë mund të luajnë si titullarë. Hakimi?

Mendoj se sot është përmirësuar në mbrojtje, është më efektiv, por gjithmonë ka qenë lojtar i nivelit më të lartë e shoh atë si më të pjekur”, tha Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat