Skënderbeu nga Poroji ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme këtë javë, e gjashta me radhë, duke mposhtur Jehonën në Përshevcë me rezultat 0-1, në kuadrin e javës së 6-të të Ligës komunale futbollistike të Tetovës.
Golin e tre pikëve e shënoi Florijan Jonuzi.
Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu grumbullon 18 pikë në vend të parë, tetë më shumë se vendi i dytë.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate: Besa-Piroku 1-0, Sharri-Dardania 5-0, Mërgimtari-Rrufeja 7-1 dhe Cetinska-Hajduk 7-2.