Atletiko Madridi dërgon ofertë për mesfushorin e skuadrës së Ligës së Tretë në Kroaci!?

Futboll

Atletiko Madridi dërgon ofertë për mesfushorin e skuadrës së Ligës së Tretë në Kroaci!?

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:00
Bajeuks Kulibali

Drejtuesit e Atletiko Madrid i kanë dërguar një ofertë zyrtare skuadrës së Ligës së tretë në Kroaci,

Kustoshija për mesfushorin e tyre 18-vjeçar Bajeuks Kulibali.

Lajmi e konfirmon edhe Fabricio Romano. Ky i fundit raportoin se negociatat tashmë kanë nisur, dhe përveç Atlétikos, në garën për nënshkrimin e lojtarit nga Mali i janë bashkuar edhe disa klube të tjera si Arsenali dhe Real Madridi!

Kulibali arriti te skuadra kroate në janar, pasi kishte refuzuar më parë ofertat nga Lille dhe Viljarreal, sapo që kishte mbushur 18 vjeç.

Kujtojmë se skuadra kroate ka paguar 500 mijë euro për futbollistin e talentuar, që është transferimi më i madh në historinë e Kroacisë për një lojtar të ligës së tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat