Daniele de Rossi është bërë me agjent të ri.
Siç transmeton Fabrizio Romano, de Rossi do të jetë në menaxhimin e agjentit shqiptar Fali Ramadani.
Ramadani, i cili është dhe drejtor i “Lian Sports Group”, ka nën menaxhim edhe futbollistë të njohur si Kieza, Kulibal, Pjaniç ,si dhe lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami.
De Rossi, aktualisht është i papunë pas shkarkimit të ri nga Roma në fillimin e këtij sezoni.