City dhe Liverpool sfidohen për 80 milionëshin e Serie A

Futboll

City dhe Liverpool sfidohen për 80 milionëshin e Serie A

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:20
Slot

Liverpool dhe Manchester City kanë vënë në shënjestër yllin e Interit, Nicolo Barella.

Sipas Sport, Liverpool dhe City duan ta marrin 27-vjeçarin italian në Angli verën e ardhshme.

Barella ka një marrëveshje me Interin deri në vitin 2029 dhe ai ka deklaruar se është i lumtur në Milano.

Megjithatë, duket se Interi do të ishte i gatshëm ta shiste lojtarin duke nisur nga një çmim fillestar prej 80 milionë euro.

Në Itali, Barella konsiderohet si lojtari më i talentuar i kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat