Bayerni “mace e zezë” për Barçën

Futboll

Bayerni “mace e zezë” për Barçën

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:28
Pamje nga një ndeshje

Në përballjen mes gjigantëve të futbollit evropian me gjasë nuk ka ndodhur kurrë më parë një disbalancë aq i madh sa ai i përballjeve mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Nga ajo natë e trishtë për tifozët “Blaugrana”, më saktësisht humbja 2:8 më 14 gusht të vitit 2020 e deri tek humbja 0:3 e 2 tetorit 2022, janë pesë humbje radhazi e gjigantit katalunas kundër atij bavarez, i cili i ka shënuar plot 19 gola në këtë periudhë ndaj Barçës dhe i ka pësuar veç dy.

Në katër ndeshjet e fundit, nëse duam t’i ndajmë, ka ndodhur diçka edhe më e madhe: 11 gola të Bayernit, 0 të Barçës, e cila ishte e paaftë t’i bënte ballë një kundërshtari të cilin e mposhtte shpesh dhe me qejf në të kaluarën.

Së paku deri në sezonin 2014/15, në vitin e fundit të lumtur për Barcelonën në Evropë, kur treshja “MSN” e kishin dërguar ekipin në finale të Championsit (të fituar më pas ndaj Juventusit), ndërsa i kishin mposhtur Thomas Mullerin me shokë në gjysmëfinale.

Fitorja 3:0 në ndeshjen e parë në atë kohë e përfaqëson triumfin e fundit të Barçës kundër bavarezëve.

Më poshtë mund t’i shihni 11 përballjet e fundit në ndeshjet zyrtare mes Barcelonës dhe Bayern Munichut. 

26-10-2022: Barcelona – Bayern 0-3

13-09-2022: Bayern – Barcelona 2-0

08-12-2021: Bayern – Barcelona 3-0

14-09-2021: Barcelona – Bayern 0-3

14-08-2020: Barcelona – Bayern 2-8

12-05-2015: Bayern – Barcelona 3-2

06-05-2015: Barcelona – Bayern 3-0

01-05-2013: Barcelona – Bayern 0-3

23-04-2013: Bayern – Barcelona 4-0

14-04-2009: Bayern – Barcelona 1-1

08-04-2009: Barcelona – Bayern 4-0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat