Ish - lojtari i kombëtares franceze hap zemrën

Futboll

Ish - lojtari i kombëtares franceze hap zemrën

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 17:13
Yann M’Vila

Futbollistët konceptohen si njerëz që Zoti u ka dhënë të gjitha të mirat dhe se jeta e tyre është perfekte, por kjo jo gjithmonë është e vërtetë.

Yann M’Vila, aktualisht lojtar i Caen në kategorinë e dytë të futbollit francez, së fundmi ka rrëfyer për momentet kur ka qenë në depresion.

Ish-lojtari i kombëtares franceze ka treguar detaje domethënëse të jetës, që nuk duhen nënvlerësuar. “Nuk them dot se paratë nuk sjellin lumturinë, sepse i lehtësojnë gjërat, por po ju them një gjë.

Kur isha në fillim të karrierës, merrja 500 mijë euro neto në muaj. Në dy muaj kisha 1 milion euro, por isha ulur në dhomë krejt i dëshpëruar”.

“Edhe pse kisha 500 mijë euro në tavolinë, ato nuk kishin dobi. Kur të kap depresioni, nuk ke shpëtim pa sakrifica. Kam praktikuar joga dhe kam marrë pilula”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat