Federata e Futbollit mirëpret në Tiranë mbledhjen e UEFA-s

Futboll

Federata e Futbollit mirëpret në Tiranë mbledhjen e UEFA-s

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Federata e Futbollit mirëpret në Tiranë mbledhjen e UEFA-s!

Federata e Futbollit do të mirëpresë për herë të parë në stadiumin “Air Albania” mbledhjen e radhës së UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES Community) në datat 28-30 tetor.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues të 55 federatave që janë të angazhuar në hartimin dhe implementimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale, me në krye Michele Uva-n, i cili është Drejtori i UEFA-s për Qëndrueshmërinë Sociale dhe Mjedisore.

Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi planifikimin, aplikimin dhe raportimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale të federatave, duke ofruar praktika specifike dhe asistencë mbi mbarëvajtjen e procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat