Superiorja luhet në dy ditë

Futboll

Superiorja luhet në dy ditë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 17:23
Pamje nga një ndeshje

Java e dhjetë e Superiore, do të luhet e ndarë në dy ditë.

Të premten, zhvillohen tre takimet e para. Egnatia pret në shtëpi Dinamon, në një sfidë ku luhet vetëm për fitore. Ndeshja është planifikuar në orën 14:00, ndërsa paralelisht do të luhet edhe Bylis-Teuta.

Në orën 17:00, Tirana përballet me Laçin, në një sfidë ku fitorja është detyrim për bardheblutë, pasi një rezultat tjetër, do të kishte pasoja për stafin teknik.

Sipas axhendës së FSHF, të shtunën do të luhen dy ndeshjet e tjera. Spikat padyshim sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit në Shkodër, ndërsa Elbasani pret Skënderbeun në shtëpi.

JAVA E 10-TË:

E premte, 25 tetor
Bylisi-Teuta                                       14:00
Egnatia-Dinamo                              14:00
Tirana-Laçi                                        17:00

E shtunë, 26 tetor
Vllaznia-Partizani                           17:00
AF Elbasani-Skënderbeu             17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat