Gasperini: Me Celtic, mundësi e madhe për klasifikimin

Futboll

Gasperini: Me Celtic, mundësi e madhe për klasifikimin

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 18:42
Gasperini

“Pikët kanë filluar të peshojnë më shumë, por ne kemi mundësi të konsolidojmë atë që kemi bërë”.

Pasi ka ‘rregulluar’ renditjen e Serie A, Atalanta zhytet sërish në Champions League, në ndeshjen kundër Celtic, e mundur 7-1 nga Dortmundi në raundin e fundit.

Trajneri i skuadrës italiane, Gian Piero Gasperini sheh mundësinë e madhe për të marrë tri pikë të tjera.

“Në kampionat këto dy fitoret e fundit kanë përmirësuar renditjen, por ky është një tjetër kompeticion - deklaroi trajneri i zikaltërve në konferencë.

“Duhet të zhytemi në këtë lloj Champions League. Pikët kanë filluar të peshojnë më shumë, por ne kemi mundësi të konsolidojmë atë që kemi bërë”.

Në sulm do të jetë Retegui, i cili po përjeton një moment magjik, por Gasp kërkon akoma më shumë: “Tashmë kemi thënë gjithçka. Ai mund të bëjë edhe më shumë, ai ende mund të rritet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat