Inzaghi: Kujdes nga Young Boys

Futboll

Inzaghi: Kujdes nga Young Boys

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 18:46
Simone Inzaghi

Është Young Boys në rrugën evropiane të Interit. Zikaltërit, të cilët në Evropë janë të freskët nga suksesi ndaj Crvena Zvezdës, janë në kërkim të tri pikëve edhe ndaj zviceranëve.

Simone Inzaghi është gati për të nisur ndryshimet në skuadër, edhe për shkak të mungesave të detyruara të Acerbi dhe Calhanoglu.

Nga minuta e parë, Bisseck, Carlos Augusto, Frattesi, Arnautovic dhe Taremi.

"Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet të mësohemi me fushën sintetike - fjalët e para të trajnerit për Sky – Të dëmtuarit? Nuk do të jenë Calhanoglu, Acerbi, Asllani dhe Buchanan.

Do të duhet të vlerësojmë edhe kushtet e atyre që luajtën të dielën dhe të kuptojmë se si janë. Zielinski dha përgjigje të mira, unë do të përpiqem të bëj zgjedhjet e duhura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat