Eneo Bitri nuk mund të mungonte në formacionin e javës së Hungari!

Futboll

Eneo Bitri nuk mund të mungonte në formacionin e javës së Hungari!

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 18:48
Formacioni

Eneo Bitri nuk mund të mungonte në formacionin e javës së Hungari!

Eneo Bitri është kthyer gjatë kësaj jave në protagonist kryesor për skuadrën e Gior në kampionatin hungarez të futbollit.

Mbrojtësi shqiptar ishte vendimtar si në lojën në prapavijë, ashtu edhe në atë në sulm për ekipin e tij në fitoren 2-1 në transfertë ndaj ZTE.

Bitri shënoi një gol spektakolar në këtë sfidë, atë të barazimit 1-1, teksa çoi sferën në rrjetë me një roveshatë në zonë.

Ndaj nuk ishte aspak rastësi që mbrojtësi shqiptar mori notën e lartë 8 sipas vlerësimeve statistikore të “SOFASCORE” dhe u rreshtua në formacionin më të mirë të kampionatin hungarez për javën e 10 të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat