Inicime disiplinore ndaj KF Vëllaznimit

Futboll

Inicime disiplinore ndaj KF Vëllaznimit

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 22.10.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së nëntë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

1. Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së nëntë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: “KF Vëllaznimi“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, në min 30 tifozët vendas hudhin fishekzjarre në fushë për këtë arsye gjyqtari kryesor i ndeshjes ndërpreu ndeshjen për 2 minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi – Trepça ‘89.

Ndaj: Lojtarit të SC “Gjilani“, Besir Ramadani nr fanelle 6 dhe nr ID 028926M00. Motivi: Në ndeshjen Gjilani-Ferizaj në min 93-të, është ndëshkuar me karton të kuq direkt, për shkak të ndërhyrjës së palejuar si lojtar i fundit. (Pas rishikimit të VAR-it). Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Ferizaj, njofton Komisioni i Garave i FFK-së Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat