Të mërkurën (23 tetor) do të luhen ndeshjet e të tetës së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Tetë skuadra shqiptare synojnë çerekfinalen, si Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Struga Trim Lum, Besa e Dobërdollit, Voska Sport e Ohirit, Shkëndija e Haraçinës, Arsimi i Çegranit dhe Gostivari.
Dihet edhe gjyqtarët që do të referojnë nesër.
Nesër, 14.00
Strumicë: Brera – Besa (Aleksandar Stavrev – Shkup)
Shkup: Vardari – Tikveshi (Dimitar Pileshkov – Shtip)
Shkup: Gostivari – Bregallnica (Furkan Idrizi – Tetovë)
Manastir: Pelisteri - Detonit (Aleksandar Urosheviq - Tetovë)
Tetovë: Shkendija - Shkendija H. (Bllagojçe Raleski - Manastir)
Strugë: Struga TL - Makedonija GP (Marjan Stojanovski - Kërçovë)
Kratovë: Sileksi – Shkupi (Stojançe Trpçevski – Kavadar)
Gostivari: Arsimi - Voska (Ivana Projkovska - Shkup)