Prag ndeshja me Sileksin, flet Albert Diene

Futboll

Prag ndeshja me Sileksin, flet Albert Diene

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 19:23
Pamje nga një ndeshje

E mërkura sjellë edhe një ndeshje tjetër, këtë herë Kupën e Maqedonisë së Veriut.

“Në raundin e parë të këtij kompeticioni, neve eliminuam ekipin e Xhepçishtit (8:0), ndërsa kundërshtari ynë i rradhës është ekipi i Sileksit, një njohës i vjetër, ndaj të cilëve në vitin 1997 kishim luajtur edhe në një finale, nga gjithsej 8 që i numërojmë.

Këtë ndeshje sërish (Shkupi) do ta zhvillojmë si mysafir në Kratovë, aty ku nuk kemi kujtime edhe aq të mira nga ndeshja e fundit e këtij edicioni, kur në kuadër të javës së katërt ishim mposhtur me shifrat 2:1.

Megjithatë ndeshjet e Kupës janë më ndryshe dhe shumë më specifike, duke pasur parasysh se luhet vetëm një ndeshje dhe se futbollistët e kanë më se të qartë se duhet dhënë maksimumin nga vetja, për të vijuar garat në këtë kompeticion”, njofton FC Shkupi.

“Ndeshjet e Kupës janë më ndryshe nga ato të kampionatit, pasi në rast se humb, atëherë largohesh nga garat. Neve nesër në Kratovë shkojmë për të fituar ndeshjen, pasi këtë vit dëshirojmë që ti shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, pra me të gjitha forcat tona e fillojmë që nesër këtë mision” – u shpreh Albert Diene, i cili pranon se skuadra nuk kishte edhe aq shumë kohë për tu stërvitur për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, kjo pasi të dielën luajtëm ndeshje kampionale.

“Me trajnerin jemi përgatitur taktikisht dhe psiqikisht, edhe pse realisht nuk është se kishim kohë të mjaftueshme. Megjithatë duke pasur parasysh se nesër luhet vetëm një ndeshje dhe se vetëm fitorja ka rëndësi, atëherë duhet të japim gjithësecili më të mirën nga vetja, për t’ia arritur qëllimit në fund” – deklaroi Diene, i cili në ndeshjen e raundit të parë të këtij kompeticioni, kishte realizuar golin e fundit në atë fitore 8:0 ndaj Xhepçishtit në Tetovë.

“Kujtojmë, 3 gola në atë ndeshje kishte realizuar islandezi Joan Simon Edmundson, që njëherit mban edhe epitetin e golashënuesit më të mirë të skuadrës këtë edicion, dy gola kishte realizuar Besmir Daci, ndërsa nga një gol përveç, Diene, kishin regjistruar edhe Avornyo dhe Ansah.

Që të gjithë këta janë sërish gati për të dhënë më të mirën edhe në takimin e nesërm në Kratovë kundër Sileksit, që starton në ora 14:00.

Ndryshe drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Stojançe Trpçevski, me dy asistentët e tij, Branko Putulin dhe Dragan Trpçevski, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë shqiptari, Nderim Tefiku nga Kumanova”, - thuhet nga FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat