Luajnë Juventusi, PSG, Arsenali por edhe përsëritet finalja e edicionit të kaluar

Futboll

Luajnë Juventusi, PSG, Arsenali por edhe përsëritet finalja e edicionit të kaluar

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Luajnë Juventusi, PSG, Arsenali por edhe përsëritet finalja e edicionit të kaluar!. 

Ndeshjet e darkës në Ligën e Kampioneve dhurojnë disa duele shumë interesante, që mund të jenë përcaktuese për ecurinë e disa prej ekipeve që kanë pretendime në këtë turne për të qenë në 8 të parat.

Real Madrid luan ndaj Borusia Dortmundit një përsëritje të finales së edicionit të kaluar, duke e ditur se i duhet fitorja përballe gjermanëve që janë me pikë të plota.

Edhe Juventusi me Aston Vilën vijnë pas dy fitoresh dhe duan të vazhdojnë të jenë të pagabueshëm edhe në ndeshjet e treta.

Ndeshjet

Arsenal - Shakhtar
Aston Villa - Bologna
Girona - Sllovan Bratisllava
Juventus - Stuttgart
PSG - PSV
Real - Dortmund
Sturm - Sporting

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat