Real Madridi spektakolar! Arsenali ballëlart e Juve kokulur

Futboll

Real Madridi spektakolar! Arsenali ballëlart e Juve kokulur

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 tetor 2024 Në ora: 20:29 Përditësuar në ora: 22:54 më 22.10.2024
Pamje nga ndeshja Real - Dortmund

Arsenali fiton

Real Madridi spektakolar, ngadhënjeu me rezultat 5:2 ndaj Dortmundit, në ndeshjen e xhiros së tretë të Champions League në futboll.

Një Real ashtu si di, humbjen 0:2 e shndërroj në fitore me 5:2. 

Ndeshjet
Arsenal – Shakhtar 1:0 (1:0)
Aston Villa – Bologna 2:0 (0:0)
Girona - Sllovan Bratisllava 2:0 (1:0)
Juventus – Stuttgart 0:1 (0:0)
PSG – PSV 1:1 (0:1)
Real – Dortmund 5:2 (0:2)
Sturm – Sporting 0:2 (0:1)

Ndeshje e bukur në stadiumin “Santiago Bernabeu” me 7 gola dhe shumë raste!

Pjesa e parë i takoir Dortmundit dhe e dyta Real Madridit! 

Image

Tabela - 10 të parët

Ndeshje e hapur dhe një Real që ishte gjithnjë kërcënues ndaj skuadrës gjermane. 

Në minutëln e 30-të, Donyell Malen ballë për ballë me portierin e Realit duke shënuar në këndin e majtë, 0:1.

Pas katër minutave (34') edhe një goditje tjetër për kampionin në fuqi të Evropës, Jamie Gittens nga afërsia shënoi për 0:2 në favor të Dortmundit.

Në minutën e 37-të, Dortmundi me fat, Reali brenda pak sekondave goditi dy herë traversën, së pari Rodrygo e pastaj Bellingham. 

Pjesa e dytë ndryshe dhe një Real ofensivë.

Në minutën e 60-të, Kylian Mbappe depërtoi për bukuri nga vija fundore dhe harkimi i tij u finalizua me sukses nga Rudiger duke shënuar me kokë për 1:2.

Në minutën e 63-të, Real Madridi barazoi (2:2) me golin e Vinicius Junior.

Në minutën e 83-të, pas një veprimi të shpejt e mos reagimit si duhet të mbrojtje së Dortmundit, Lucas Vazquez shënoi nga këndi i vdekur për 3:2.

Vinicius Junior, shënues i dyfishtë, gjithçka e vulosi në minutën e 86-të, 4:2.

Në minutën e 90+3, Vinicius Junior realizon het-trik, 5:2.

Arsenali në “Emirates” ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës ukrainase, Shakhtar Donesk.

Në minutën e 29-të, Arsenali shënoi me autogolin e futbollistit Dmytro Riznyk.

Në minutën e 77-të, Leandro Trossard i Arsenalit, dështoi nga penalltia.  

Ndeshje interesante mes PSG e PSV, e cila përfundoi baras (1:1).

Në minutën e 34-të, Noa Lang sh ënoi për skuadrën holandeze. Në minutën e 55-të, Achraf Hakimi ka shënuar për PSG-në, 1:1.

Juventus zhgënjeu si vendas duke pësuar humbje (0:1) nga Stuttgarti.

Në minutën e 86-të, Stuttgart lëshoi rastin më të mirë ndaj Juventusit, Enzo Millot dështoi nga penalltia.

Në minutën e 90+2, Bilal Toure realizoi për fitoren e:skuadrës gjermane..

Reali këndellet

(E plotësuar) -  90+3 Vinicius shënon het-trik, 5:2.

90' Minuta e fundit.

Ndeshjet
Arsenal – Shakhtar 1:0 (1:0)
Aston Villa – Bologna 2:0 (0:0)
Girona - Sllovan Bratisllava 2:0 (1:0)
Juventus – Stuttgart 0:1 (0:0)
PSG – PSV 1:1 (0:1)
Real – Dortmund 5:2 (0:2)
Sturm – Sporting 0:2 (0:1)

86' Vinicius shënoi për 4:2.

86' Stuttgart lëshoi rastin më të mirë ndaj Juventusit, Enzo Millot dështoi nga penalltia.

85' Presioni të Reali,

83' Reali në eepërsi. Pas një veprimi të shpejt e mos reagimit si duhet të mbrojtjes së Dortmundit, Lucas Vazquez shënoi nga këndi i vdekur për 3:2.

82' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.Në minutën e 77-të, Leandro Trossard i Arsenalit, dështoi nga penalltia.  

75' Mysafirët në presion.

72' Dramë në madrid.

66' Reali po sulmon me të gjtiha forcat.

55' Achraf Hakimi  ka shënuar për PSG-në.63' Real Madridi barazon 2:2 me golin e Vinicius.

63' Reali ka shtruar presionin.

60' Pak gola deri me tash.

60' Kylian Mbappe depërtoi për bukuri nga vija fundore dhe harkimi i tij u finalizua nga Rudiger duke shënuar me kokë për 1.2.57' Sa kalojnë minutat Reali gjithnjë e në presion.

52' Reali ka presionin.

47' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para, befasi në Madrid dhe në Paris. Real - Dortmund 0:2 dhe PSG - PSV 0:1.

44' Minutat e fundit e pjesës së parë.40' Ndeshje e fortë në Madrid.

37' Dortmundi me fat, Reali brenda pak sekondave goditi dy herë traversën..

34' PSG - PSV, 0:1.  Noa Lang realizon.

34' Jamie Gittens nga afërsia shënoi për 0:2 në favor të Dortmundit. 33' Dortmundi mbrohet me sukses.

30' Donyell Malen ballë për ballë me portierin e Realit duke shënuar në këndin e majtë, 0:1.

29' Arsenali kalon në epërsi me autogolin e futbollistit Dmytro Riznyk..

28' Ndeshje me rivalitet kudo.24' Fakt interesant, vetëm një gol në 7 ndeshjet e deritashme.

20' Ende pa gola.

15' Lojë me ritëm.11' Dortmundi po tregon angazhim.

8' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

5' Reali dominon.

3' Ndshje e mirë në Madrid.

1' Fillojnë ndeshjet..

Pulisic shënon nga korneri, Milani ngadhënjen

Milani ndal tre pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së tretë të Champions League në futboll. 

Gjiganti italian ka shënuar fitore para shikuesve të vet, me rezultta 3:1 ndaj Club Brugge nga Belgjika. 

Pulisic ka shënuar nga korneri në minutën e 34-të, për 1:0 në favor të Milanit. 

Mysafirët mbeten pa një lojtar pas përjashtimit të futbollistit Onyedika në minutën e 40-të, ky ishte një kapital i madh për Milanin në aspektin numerik në fushë.

Sabbe në minutën e 51-të ka barazuar rezultatin por pas dhjetë minutave (61’) Reijnders realizoi për 2:1 në favor të Milanit..

Monaco deklason Cërvena Zvezdën 

Monaco ka treguar fuqinë ndaj Cërvena Zvezdës duke e mposhtur me rezultat 5:1. 

Skuadra nga Franca e ka shtypur me lojë e gola Cërvena Zvezdën, në takimin e xhiros së tretë të Champion League në futboll. 

Një fitore me peshë të madhe për skuadrën nga Principata.

Për Monacon shënuan Minamino (20' e 70’), Embolo (45+4'), Singo  (54') e Akliouche (90+5') dhe për udhëtuesit shënoi Ndiaye (27' - nga penalltia).

Monaco kryeson me 7 pikë e Cërvena Zvezda është në pozitën e 34-të me 0 pikë.

Real Madrid – Dortmund, formacionet zyrtare

Real Madrid – Dortmund, formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” do të kërkojë këndelljen, pas humbjes befasuese nga Lille xhiron e kaluar.

Në anën tjetër, Dortmundi e ka nisur mjaft mirë sezonin në Ligën e Kampionëve, teksa ka dy fitore në dy ndeshjet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat