Simeone nuk i beson Lilles: Ata mundën Realin

Futboll

Simeone nuk i beson Lilles: Ata mundën Realin

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 20:22
Simeone

Pak më shumë se njëzet e katër orë ndajnë Atletico Madridin nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve kundër Lille, një skuadër që i befasoi të gjithë në daljen e fundit pasi mundi 1-0 Real Madridin yjor të Carlo Ancelottit.

Duhet një performancë në nivelin më të lartë nga colchoneros që sapo kanë gjetur qetësinë me fitoren në kampionat (ndaj Leganes) dhe synojnë të fshijnë nga faqja e dheut pokerin e pësuar përballë Benficas në Da Luz. Diego Simeone, trajneri i Atleticos, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj francezëve.

“Është një ekip që luan shumë mirë.

Ata mundën Realin, performuan shumë mirë në ligë, në Champions League humbën në Lisbonë (kundër Sportingut).

Kanë një ekip me lojtarë që, bazuar në karakteristikat e trajnerit të tyre, luan një lojë të ndezur dhe të guximshme dhe nuk mund ta imagjinoj të shoh një skuadër ndryshe nga ajo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat