Monaco ka treguar fuqinë ndaj Cërvena Zvezdës duke e mposhtur me rezultat 5:1.
Skuadra nga Franca e ka shtypur me lojë e gola Cërvena Zvezdën, në takimin e xhiros së tretë të Champion League në futboll.
Një fitore me peshë të madhe për skuadrën nga Principata.
Për Monacon shënuan Minamino (20' e 70’), Embolo (45+4'), Singo (54') e Akliouche (90+5') dhe për udhëtuesit shënoi Ndiaye (27' - nga penalltia).
Monaco kryeson me 7 pikë e Cërvena Zvezda është në pozitën e 34-të me 0 pikë.