Mesfushori i Kombëtares U-21 gjen rrugën e rrjetës në kampionatin gjerman

Futboll

Mesfushori i Kombëtares U-21 gjen rrugën e rrjetës në kampionatin gjerman

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 21:05
Pamje nga ndeshja

Vetëm 5 minuta në fushë i kanë mjaftuar mesfushorit të Kombëtares Shpresa, Tim Civeja për të tundur rrugën e rrjetës në Ligën e Tretë gjermane, me fanellën e Sarbrucken, në triumfin 2-0 ndaj Hansës së Rostokut. 

22-vjeçari u hodh në lojë në minutën e 75-të, teksa në minutën e 80-të, ngriti shifrat në 2-0.

Pas një aksioni model, Civeja goditi bukur me të djathtën në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën e portës kundërshtare.  

Për shqiptarin ky ishte goli i tretë në 9 ndeshjet e aktivizuara në këtë sezon, ku ka arritur të regjistrojë edhe 1 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat